Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë kryetemë e ditëve të fundit.
Çifti që janë prindër të një vajze duket se po përjetojnë një krizë dhe kjo u vërtetua pasi u zbulua se nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Pasi lajmi u përhap kudo dyshja thumbuan hapur njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Pas disa ditë qetësie ka qenë modelja që riktheu vëmendjen te situate e tyre me një postim që ka hedhur.
“Dua Lipa po mban gjallë kulturën shqiptare, pasi po del me meshkuj të shëmtuar siç bëjnë gratë shqiptare’’, shkruhet në postimin, i cili po konsiderohet si një thumb drejtuar ish-it të saj.