Operatori i telefonisë mobile “Vala” ka reaguar rreth mesazheve që janë duke i pranuar përdoruesit e kësaj telefonie, gjoja se kanë fituar 750 mijë dollarë nga kompania “Samsung”, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky operator ka apeluar te konsumatorët e tij që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.
“I nderuar konsumator. Mos u mashtroni nga sms që mund të ju shpallin fitues të lojërave shpërblyese duke ju kërkuar të dhënat personale. Këta SMS mund të jenë mashtrime dhe ju mund të dëmtoheni. Thjesht injoroni këta sms”, thuhet që Vala ka dërguar në adresë të konsumatorëve.
Ky reagim i “Valës” erdhi pas një fushate të rreme përmes të cilët po synohen të merren të dhëna personale të përdoruesve të SIM kartelave.
“You won $750,000. From Samsung. Send Your Address to: [email protected]”, thuhet në mesazh./GazetaSinjali/