image Mesazhi i shqiptares nga kampi në Siri: Do të na marrin, Zoti e di se kur

Rajon

Frika/ Mesazhi i shqiptares nga kampi në Siri: Do të na marrin, Zoti e di se kur

news image

Një audio e dytë e dërguar nga Klotilda Zani, nëna me 3 fëmijë, e cila është në kampin Al-Hol është publikuar në emisionin “Open” në Top Channel.

“Lekët i mora, jemi shumë mirë, pas 3 muajsh ka ardhur letra jote. Vetëm gra jemi, burrat s’e di ku janë”, i thoshte ajo fillimisht të vëllait Florinit.

Por në një mesazh të dytë thoshte: “Por jeta është e vështirë, na kanë thënë që do të na marrin, por Zoti e di se kur”.

Ndërkohë vëllai i saj i bëri thirrje shtetit që të ndërhyjë sa nuk është vonë.