image Mes rrënojave të luftës, çifti ukrainas vendos të kurorëzojë dashurinë me martesë

Botë

Mes rrënojave të luftës, çifti ukrainas vendos të kurorëzojë dashurinë me martesë

news image

Një çift ukrainas kremtuan dasmën e tyre duke pozuar për disa fotografi të realizuara në rrënojat në Kharkiv të shkatërruara nga lufta.

Të sapomartuarit Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov u fotografuan menjëherë pasi u martuan të dielën mes rrënojave të një kompleksi tregtar dhe zyrash në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Çifti ishin mjekë para shpërthimit të luftës, por që atëherë janë bërë vullnetarë, duke ofruar kujdes mjekësor falas për ata që kanë nevojë, shkruan DailyMail.

Nastya ka punuar si infermiere në një klinikë onkologjike, ndërsa Anton Sokolov ka punuar si mjek përpara pushtimit rus të Ukrainës.

Mësohet se kur u mbaruan mjetet mjekësore, ata filluan të grumbullonin para dhe të blinin ilaçe për banorët e qytetit që kishin nevojë për mjekim.

/GazetaSinjali/