Një gjyshe ukrainase ka pjekur një tortë për Pashkët ortodokse mes rrënojave të shtëpisë së saj në një fshat afër Chernihiv.
Olena Koptyl dhe 12 persona të tjerë e kanë kaluar muajin e fundit duke u strehuar nga sulmet ruse në bodrumin e shtëpisë së saj, shkruan AP.
“Festa e Pashkëve nuk sjell asnjë gëzim,” tha ajo.