image Mes frikës dhe shpresës, fqinjët e Rusisë në amulli

Evropë

Mes frikës dhe shpresës, fqinjët e Rusisë në amulli

news image

Njerëzit në Lituani, Poloni, Sllovaki, Letoni, Estoni dhe Rumani kanë frikë se anëtarësimi në NATO nuk mund të ndalojë më shumë inkursione ruse.

Derisa luftimet vazhdojnë në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë, njerëzit kanë ikur në vendet fqinje.

The Guardian u foli njerëzve që jetojnë në vendet afër Ukrainës për situatën, si ndihen ata për sigurinë e tyre dhe çfarë mund të thotë për ta.

“Kam frikë se Rusia do të pushtojë edhe Lituaninë. Dhe askush nuk do të lëvizë gishtin për ne, pasi jemi kaq të vegjël. Lutem që të mos përhapet, sepse të qenit i pavarur ka rëndësi”, tha Kotryna, nga Lituania.

Një studente e cila vije nga Sllovakia, Michaela, e që jeton në Londër thotë se ajo shqetësohet se ka shumë njerëz që mund të mendojnë se ky konflikt është legjitim dhe i shkaktuar nga NATO dhe jo nga Rusia, që sigurisht është gënjeshtra më e madhe.

“Që nga viti 2008 kur Rusia pushtoi Gjeorgjinë, ne e kemi kuptuar se për sa kohë që Putini është në pushtet në Rusi, do të ketë gjithmonë një kërcënim për ne. Në atë kohë, babai im paketoi valixhet dhe ishte gati për mobilizimin e ushtrisë. Ishte atëherë kur vendosëm të bënim plane në rast se ndodh ndonjë gjë në Letoni“, tha Elza, studente nga Letonia.

/GazetaSinjali/