Dy të rinj nga Shqipëria janë arrestuar nga Policia kroate mbrëmë në pikën kryesore kufitare malazeze me Kroacinë, Debeli Brijeg, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka qenë duke dalur nga kjo pikë, derisa ka rrëfyer ngjarjen, që sipas tij ndodhi pas mesnatës së 31 korrikut.
Ai thotë se dy të rinjtë u arrestuan pas kundërshtimeve ndaj Policisë, të cilët u thanë se nuk kishin dokumentacion të rregullt për një këlysh që ata kishin në veturë.
Një gjë e tillë ndonëse nuk është konfirmuar ende, nuk mund të jetë zyrtare dhe dyshimet e para ende nuk dihen.
Ky sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet arrestimi i dy të rinjve nga Shqipëria, e ku dëgjohen edhe të qara e britma nga prindërit e tyre.
Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në Policinë e Kroacisë për ta konfirmuar rastin dhe për të marrë më shumë detaje për ngjarjen.