image "Merrni njerëz me vete", lutet zyrtari derisa evakuimet nga dy qytete pritet të fillojnë

Botë

“Merrni njerëz me vete”, lutet zyrtari derisa evakuimet nga dy qytete pritet të fillojnë

news image

Evakuimi i civilëve nga qytetet ukrainase të Mariupol dhe Volnovakha pritet të fillojë në orën 11:00 lokale (04:00 ET), por “ne po punojmë aktualisht për detajet”, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të qeverisë ukrainase në Donetsk, Pavlo Kirilenko, tha në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Zyrtarët rusë thanë se vendi do të ndalonte bombardimet e tij në qytete nga ora 9 e mëngjesit deri në 4 pasdite me kohën lokale (02:00 deri në 9 të mëngjesit ET) të shtunën. 

Kirilenko tha se “do të jetë e mundur të largoheni me transport personal” gjatë pauzës, duke shtuar “një kërkesë të madhe për të gjithë shoferët që largohen nga qyteti për të lehtësuar evakuimin e civilëve”.

“Merrni njerëz me vete, mbushni transportin sa më shumë që të jetë e mundur. Ndalohet rreptësishtë devijimi nga rruga e korridorit humanitar. Do të ketë disa faza të evakuimit gjatë disa ditëve në mënyrë që të gjithë ata që dëshirojnë të largohen ta bëjnë këtë” tha ai, raporton CNN.

Kjo është një çështje e sigurisë njerëzore! Sapo të shfaqen informacione të reja, do t’ju njoftoj menjëherë”, tha ai.

/GazetaSinjali/