image Merret vesh se çfarë diskutoi Thaçi me ambasadorët e QUINT-it

Kosovë

Takimi/ Merret vesh se çfarë diskutoi Thaçi me ambasadorët e QUINT-it

news image

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij takimi, Thaçi i ka njoftuar mysafirët për hapat që do t’i ndjekë për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar sot përfaqësuesit e ambasadave të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së, të cilët i ka njoftuar për hapat e ndërmarrë pasi partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë shprehur vullnetin që të formohet një Qeveri e re pas shkarkimit të Qeverisë Kurti”, njofton Presidenca.

“Presidenti Thaçi u shpreh se pas konsultimeve me partitë politike është e qartë se shumica absolute janë në favor të formimit të Qeverisë së re pa shpërbërjen e Kuvendit dhe konform këtij vullneti të shprehur dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës ka kërkuar nga LDK-ja kandidatin apo kandidaten për të formuar Qeverinë e re”, thuhet tutje në komunikatë.

“Pas konsultimeve me partitë politike i kam kërkuar Kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa, të ofrojë kandidatin apo kandidaten për formimin e Qeverisë së re”, është shprehur presidenti Thaçi, ka njoftuar Presidenca. Ai ka shtuar se “çdo hap është dhe do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”. /Gazeta Sinjali/