image Merret vendimi për kërkesën e Thaçit për lirim nga paraburgimi - Sinjali

Merret vendimi për kërkesën e Thaçit për lirim nga paraburgimi

news image

Sot, Paneli i Gjykatës së Apelit ka refuzuar apelin mbrojtës së Hashim Thaçit kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të gjykatës.

Më 9 nëntor të vitit të kaluar, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin