image Merret vendimi nga FIFA për ndeshjen e anuluar mes Argjentinës dhe Brazilit

Futboll

Merret vendimi nga FIFA për ndeshjen e anuluar mes Argjentinës dhe Brazilit

news image

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka shpallur vendimet për ndeshjen Brazil-Argjentinë, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2022 në Katar.

Takim i pezulluar më 5 shtator pas 9 minutash nga autoritetet shëndetësore për shkak të pranisë në fushë të disa lojtarëve nga Premier Liga.

Lojtarët e ligës në fjalë ishin të pranishëm në fushë nga radhët e “Albicelestëve”, edhe pse protokolli shëndetësor në Brazil ndalonte hyrjen e njerëzve që kaluan në Mbretërinë e Bashkuar një javë para sfidës.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s doli në përfundimin se braktisja e ndeshjes ka ardhur si pasojë e mangësive të ndryshme të palëve të përfshira në përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratën zyrtare të FIFA-së.

Federata Braziliane e Futbollit u gjobit për shkelje të rendit dhe sigurisë, ajo argjentinase për mosrespektim të detyrimeve në lidhje me rendin dhe sigurinë, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në ndeshje. Të dy më pas u sanksionuan për largim nga loja.

Sfida do të zhvillohet sërish në një datë dhe vend që do të përcaktohet më vonë nga FIFA. Lojtarët argjentinas Buendia, Emiliano Martinez, Lo Celso dhe Romero u diskualifikuan përfundimisht për dy raunde për mosrespektim të protokollit shëndetësor. /Gazeta Sinjali Sporti/