Në seancën e sotme, Presidenca e Bosnjës e Hercegovinës vendosi që mos ta njohë Kosovën, raporton Avaz.ba, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjatë kësaj seance, Sefik Džaferović, Zeljko Komshiq dhe Milorad Dodik nuk e kishin shumicën e votave për njohjen e Kosovës.
Komshiq më parë kërkoi që kjo pikë të përfshihet në rendin e ditës, duke e shpjeguar atë me nevojën për të respektuar vullnetin e shqiptarëve në Kosovë dhe se, siç tha ai, pavarësia e Kosovës është një situatë faktike.
Në seancën e Presidencës më 17 shtator, Dodik votoi kundër njohjes së Kosovës dhe njoftoi se do të fillonte mbrojtjen e interesit jetësor kombëtar për atë çështje, e cila u vendos nga Asambleja Kombëtare e Republikës se Serbisë, e cila konfirmoi se nuk ka njohje të Kosovës. /Gazeta Sinjali/