image Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën

Rajon

Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën

news image

Pas përfundimit të mbledhjes së Presidencës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe dy seancave të jashtëzakonshme, anëtari i këtij institucioni shtetëror, Zhelko Komshiq, ka thënë se ai dhe kryesuesi, Shefik Xhaferoviq, kanë votuar që Bosnja ta njohë Kosovën, kurse anëtari serb, Milorad Dodik ishte kundër.

“Dodiku nuk ka pranuar ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Votuam 2 me 1 për këtë vendim. Ai ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje për javët e ardhshme”, ka deklaruar Komshiq, raporton “Klix”, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, Komshiq ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviq kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e Bosnjes të zhvendoset në Jerusalem nga Tel Aviv.

/Gazeta Sinjali/