Luan Lajqi është dënuar me 4 vjet burgim për aksidentin që kishte shkaktuar e në të cilin kishte vdekur një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga Gjykata në Pejë, ai është gjetur fajtor për këtë rast penal.
Lajqi u shpall fajtor pasi u konsiderua se në momentin kritik, ishte duke vozitur në gjendje të dehur duke shkaktuar kështu aksident me fatalitet.
Sinjali pati raportuar në muajin shkurt se aksidenti me fatalitet kishte ndodhur në orët e vona afër lokalit “Peja City” në Pejë. Atë natë, një veturë e tipit Mercedes kishte goditur një veturë tjetër, shoferi i së cilës për shkak të lëndimeve të marra nuk kishte mbijetuar.
Burimet e Sinjalit patën thënë se i dyshuari për këtë aksident, Luan Lajqi, i cili u dënua me 4 vjet burgim sot, kishte ikur nga Spitali kur e kuptoi se ka vdekur një person.
Vepra penale që i vihet në barrë Lajqit është e dënueshme deri në 12 vjet burgim, e që shkalla e parë i ka dhënë atij dënimin prej 4 viteve.