image Tragjike: Ky është 45 vjeçari që humbi jetën në aksidentin me fatalitet në Pejë

Siguri

Tragjike: Ky është 45 vjeçari që humbi jetën në aksidentin me fatalitet në Pejë

news image

Gazeta Sinjali para pak minutash raportoi për një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur sonte pas mesnate në Pejë. Sinjali mëson se viktima që nuk u mbijetoi plageve të marra është Mentor Krasniqi, rreth 45 vjeçar. 

Ai ishte me veturën e tij duke dalë në rrugë kryesore, përderisa u godit nga vetura afër “Peja City, të cilën e drejtonte Luan Lajqi.

Sinjali merr vesh se viktima është vëllai i pronarit të restorant “Toni”.

I dyshuari është arratisur nga Spitali, sapo ka kuptuar që një person ka pësuar në aksidentin që dyshohet se e ka shkaktuar ai.

/GazetaSinjali/