Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për fillimin e procesit mësimor në dy faza, më 14 dhe 21 shtator.
Kreu i kësaj ministrie, Ramë Likaj, tregoi se cilat klasa do të fillojnë mësimin në këto data.
“Më 14 shtator do të nisë mësimi në nivelin parashkollor dhe klasat 1,2,3,6,10, ndërsa klasat 4 dhe 5 me mundësi mësimi të kombinuar. Ndërkaq, klasat 7,8,9 11,12 nisin mësimin e kombinuar më 21 shtator, pra dy ditë në shkollë dhe tri në distancë.”
Ai tha se janë bërë përgatitjet e nevojshme dhe se Inspektorati gjatë vikendit do të jetë në terren për t’u siguruar për një gjë të tillë.
Likaj bëri të ditur se është bërë edhe reduktimi i njësive mësimore dhe orarit, por pa dëmtuar cilësinë e procesit mësimor.