image Merret vendim ndaj policit Agon Hyseni

Drejtësi

Merret vendim ndaj policit Agon Hyseni

news image

Polici Agon Hyseni, që ishte suspenduar para disa ditësh e është arrestuar dje, sot u paraqit në Gjykatën Themelore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet se ndaj tij, është caktuar masë e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Ndërkohë, në një përgjigje për Sinjalin nga Prokuroria Themelore, theksohet se masa e arrestit shtëpiak është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi” gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Gjykata ka mbajtur seancën dëgjimore me ç’rast ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit Agon Hyseni i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Agon Hyseni, ka qenë bashkë me Haris Kelmendin në momentin kur e kanë ndaluar në vitin 2018 Leotrim Ramën për kundërvajtje./GazetaSinjali/