image Merret vendim: Komuna e Mitrovicës ndan nga 100 euro për foshnjat e porsalindura

Sociale

Merret vendim: Komuna e Mitrovicës ndan nga 100 euro për foshnjat e porsalindura

news image

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që t’i mbështesë prindërit me nga 100 euro për foshnjat e porsalindura, raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim është marrë sot në një mbledhje të Kuvendit Komunal.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Izet Tahiri.

“Në mbledhjen e sotme urgjente të thirrur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, për rialokimin e mjeteve financiare në vlerë prej 1.5 milionë euro në buxhetin e komunës, unë si shef i grupit parlamentar në emër të  VV-së kam propozuar që nga ky buxhet të ndahen 120 mijë euro për fëmijët e lindur në Komunën e Mitrovicës. Përmes këtij propozimi, çdo grua (nënë) që ka lindur në Mitrovicë, nga 1 janari 2020 deri në dhjetor të këtij viti do të subvencionohet me shumën në vlerë prej 100 euro”, ka thënë ai.

Kështu, Mitrovica iu bashkohet disa komunave që japin para për çdo fëmijë që lind. /Gazeta Sinjali/