Për 20 vite, familja Maqastena dhe Beka në Llap ishin në hasmëri.
Pajtimi mes këtyre dy familjeve u bë sot.
“Është proces shumë i rëndë. Dhashtë Zoti mos të ketë këso raste kërkund në botë. Por, meqë ka ndodhë, fenomeni i hakmarrjes është mbetë traditë e vjetër te shqiptarët” tha për TV Llapi Latif Gashi, ndërmjetësues i kësaj pajtese.