image Merr flakë hyrja e një ndërtese në Mitrovicë

Siguri

Merr flakë hyrja e një ndërtese në Mitrovicë

news image

Hyrja e një ndërtese në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë është kapluar nga zjarri pas një problemi që kishte në sistemin e e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas informacioneve, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, ndërsa zjarri ka ndodhur si pasojë e një problemi me rrymën.

“Njehsorët e rrymës elektrike janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka thënë Zahiti.

Sinjali mëson se kjo ndërtesë ka 10 vite që nuk është finalizuar./Gazeta Sinjali/