Për shkak të mbylljes së paralajmëruar të të gjitha ambienteve hotelierike në Gjermani, bar-lokali kult i Berlinit ia ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane, Angela Merkel, ministrit të Financave, Olaf Scholz.
Pronarët e këtij lokali Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger e kanë bërë të ditur vet një gjë të tillë përmes një video të publikuar në “Facebook”.
Arsyeja se pse ata e kanë mbyllur lokalin për kancelaren është sepse e konsiderojnë bashkëpunëtore dhe përgjegjës për futjen e masave shtrënguese që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Janë gjithashtu të indinjuar edhe pronarët e lokaleve të tjera nga futja e karantinës në Gjermani, e cila ndalon funksionimin e objekteve hotelierike.
Ata i referohen rezultateve të hulumtimit të Institutit Robert Koch, sipas të cilave shanset e infektimit në ambiente të ngjashme hotelierike nuk i kalojnë tre për qind.
“Disa nga këta politikanë të njëjtë kanë vendosur të mbyllin përsëri restorantet dhe të na ndalojnë të punojmë. Ne po i rendisim në listën e zezë menjëherë. Ne nuk do të jemi të lumtur t’i shërbejmë kancelares Angela Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder, Kryetarit të Berlinit, Michael Müuler”, u shprehën ata, duke ftuar kolegët e tjerë t’iu bashkohen lëvizjes së tyre”, thuhet në videon e tyre./Gazeta Sinjali/