image Merkeli dhe Macroni sjellin plan të përbashkët për rimëkëmbjen e BE-së

Botë

Botë/ Merkeli dhe Macroni sjellin plan të përbashkët për rimëkëmbjen e BE-së

news image

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do ta paraqesin një plan të përbashkët për nxitjen e rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ky plan erdhi pas disa javëve të bisedimeve rreth asaj se si të shpërndahen miliarda euro në ekonomi për t’i dhënë fund sa më shpejt një recesioni të dhembshëm, shkruan “The Guardian”.

Presidenca e Francës njoftoi se dy liderët e njohur do të bisedojnë përmes një video-lidhjeje duke filluar nga ora 15 e 30 minuta, ndërsa më pas do të publikohet një deklaratë e përbashkët dhe do të mbahet një konferencë për gazetarë rreth orës 17.

Evropa sapo ka filluar të dalë nga izolimi dymujor, që i ka dëmtuar rëndë ekonomitë e shteteve dhe pritet të sjellë recesion që mund të zgjasë me muaj të tërë.

Pavarësisht bindjes së përgjithshme se vendet më të prekura nuk do të mund ta rimëkëmbin veten pa ndihma të jashtme, përçarjet mes shteteve anëtarë për një reagim të përbashkët ndaj krizës deri më tani e kanë pamundësuar marrjen e masave gjithëpërfshirëse.

Blloku i shteteve është zotuar për mbledhjen e 500 miliardë eurove si pjesë e fondit emergjent, ndërsa Komisioni Evropian po shpreson të propozojë një buxhet që do të mund të përdorej për ofrimin e një trilion eurove si stimulim ekonomik./ Gazeta Sinjali/