image Merkel: S’mund të premtoj hapjen e negociatave me Shqipërinë

Evropë

Merkel: S’mund të premtoj hapjen e negociatave me Shqipërinë

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së është shprehur skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë për sivjet.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha Merkel, shkruan Tch, transmeton Gazeta Sinjali.

Sa i përket Serbisë, Merkel tha se ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën.

Ndryshe, më 7 dhjetor ministrat e jashtëm të BE-së do të vendosin për hapjen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Gazeta Sinjali/