image Merkel: Qeveria ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rajon/ Merkel: Qeveria ka dhënë rekomandime pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur rreth procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merkel këtë e ka bërë në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiç.

Kancelarja gjermane ka thënë se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me disa specifika të vetat.

Unë nuk mund të them asgjë për vendet e tjera. Vendet do të vendosin vetë. Por së pari duhet të evidentojmë pozicionimin tonë, të Gjermanisë. Ndërkohë, bisedimet me Bundestagun gjerman janë duke vazhduar. Sepse në Gjermani, Bundestag gjerman duhet të bjerë dakord të fillojë negociatat e pranimit. Qeveria Federale ka dhënë rekomandime pozitive me aspekte të ndryshme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë“, citohet të ketë thënë Merkel.

Ajo më tutje ka thënë se nuk mund të parashikojë rezultatet e Bundestagut gjerman, por që beson se do të marrin vendim në kohën e duhur .