image Merkel, Putin dhe Erdogan diskutojnë për këtë konflikt

Botë

Merkel, Putin dhe Erdogan diskutojnë për këtë konflikt

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka diskutuar për mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike për konfliktin në Libi, gjatë dy bisedave telefonike të veçanta, me presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan dhe atë rus, Vladimir Putin.

“Është rënë dakord për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike”, tha një zëdhënës i kancelares Merkel.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka paralajmëruar se konflikti libian mund të shndërrohet në kaos dhe të bëhet sikurse Siria.

Qeveria turke do të dërgoj në parlament një projekt-ligj që detyron vendosjen e trupave në Libi, tha ministri Cavusoglu.

Presidenti, Tayyip Erdogan, tha që qeveria e tij do të kërkojë pëlqimin parlamentar për të vendosur trupa në Libi pasi qeveria e Fajez al-Serraj kërkoi mbështetje.

Në Libi aktualisht janë dy qeveri: ajo që mbështetet nga OKB-ja e që është me seli në Tripoli dhe që udhëhiqet nga Fayez Serraj dhe qeveria tjetër që udhëhiqet nga komandanti Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

Qeveria e Libisë e udhëhequr nga Fayez Serraj është duke u sfiduar në ushtrimin e kontrollit në tërë territorin e vendit si pasojë e Ushtrisë Kombëtare të Libisë të Gjeneralit, Khalifa Haftar, i cili është raportuar se mbështetet nga Rusia, Kina, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.

Moska ka paralajmëruar Turqinë kundër pozicionimit të trupave në Libi. /Gazeta Sinjali/