Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur sot gjatë ditës në Bruksel të Belgjikës.
Ajo ka dalur sot për herë të parë nga Gjermani që nga fillimi i pandemisë.
Merkeli është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli teksa pritet që gjatë udhëtimit të saj ajo t’i paraqesë edhe prioritetet e Presidencës Gjermane, që nisi më 1 korrik.
“Jam e gëzuar që udhëtimi im i parë jashtë që nga pandemia po më dërgon në Bruksel dhe në Parlamentin Evropian”, ka thënë ajo.
“Njerëzit janë në ndikimin e kësaj pandemie, shumë njerëz kanë vdekur, ne po mendojmë rreth viktimave, por në të njëjtën kohë po punojmë për të ardhmen”, ka thënë ajo, duke theksuar se Gjermania ishte e varur prej bashkëpunimit të ngushtë me parlamentin, gjatë presidencës së saj mbi BE-në./ Gazeta Sinjali/