image Merkel: Gjermania do t'i vazhdojë masat deri më 10 janar për shkak të COVID-19

Evropë

Merkel: Gjermania do t’i vazhdojë masat deri më 10 janar për shkak të COVID-19

news image

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se Gjermania do t’i vazhdojë masat për parandalimin e COVID-19 deri më 10 janar, pas takimit me liderët e landeve të këtij vendi, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Masat kufizuese që ishte e paraparë të kalonin më 20 dhjetor, përfshijnë mbylljen e restoranteve dhe hoteleve, dhe kufizimi i mbledhjes së pesë anëtarëve nga maksimum dy familje.

“Shtetet do të zgjasin masat nga 20 dhjetori deri më 10 janar”, tha Merkel gjersa shtoi se “Në parim gjërat do të mbesin siç janë”.

Gjermania sot ka raportuar shifrën më të lartë të vdekurve nga COVID-19 në 24 orë që nga fillimi i pandemisë, pasi janë raportuar 487 viktima, ndërsa mbi 17 mijë raste të reja. /Gazeta Sinjali/