Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë kësaj krize pandemie kanë vendosur që të pasurojnë buxhetin evropian me një fond prej 500 miliardë euro.
Komisioni i BE-së do të emetojë bono
Paratë do të jepen në formën e transferimeve dhe jo të kredive për vendet që janë në krizë. Ato do të gjenden nga Komisioni i BE në treg, përmes bonove, do tju shpërndahen vendeve më të goditura nga pandemia dhe do të kthehen jo nga vendet përfituese por nga vendet anëtare të BE në tërësi.
Kancelarja Merkel deklaroi se Gjermania do të mbulojë ‘pjesën e luanit’ dhe do të kontribuojë me 27%” në Fondin e Rimëkëmbjes.
Fondet nuk peshojnë te borxhet
Risia e nismës franko-gjermane, do t’i paraqitet Komisionit të BE-së për diskutim me partnerët e tjerë europianë dhe do të duhet të votohet unanimisht, e do të ratifikohet nga parlamentet e vendeve të BE.
500 miliardë euro, është më pak sesa kërkohet nga vende si Italia, të cilës do ti takojnë rreth 100 miliardë, por është një kompromis i domosdoshëm për të përmbushur rezistencën e vendeve të Evropës Veriore.
Lajmi i mirë për Italinë dhe për vendet e tjera si Spanja, të cilat preken më shumë nga kriza dhe rrezikojnë nga borxhi i tyre i rëndë për të ristartuar ekonominë, është se fondet nuk do të jenë kredi.
Për qeverinë italiane, nisma Merkel-Macron përfaqëson një hap të mirë përpara që shkon në drejtimin e duhur dhe se 500 miliardë euro është sigurisht një pikë fillestare e mirë./ Gazeta Sinjali/