image Merkel e dëshiron edhe Kosovën në Bashkimin Europian

Deklaratë/ Merkel e dëshiron edhe Kosovën në Bashkimin Europian

news image

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se dëshiron që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Sot në Berlin, Merkel ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Konferencën e Donatorëve, ku kanë diskutuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Nuk është në interes vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe në interesin tonë dhe të gjithëve që këto vende të bëjnë pjesë në BE. Ai që e njeh situatën e përgjithshme e di mirë që është mirë që një ditë këto shtete të bëhen anëtare të BE-së. Meqenëse Komisioni i ri Europian thekson kriteret politike ka më shumë arsye për ta çuar përpara këtë proces”, ka thënë kancelarja gjermane Merkel./ Gazeta Sinjali/