image Mërgimtari nga Podujeva që vdiq në aksident në Kroaci, po udhëtonte bashkë me gruan dhe dy djemtë

Sociale

Mërgimtari nga Podujeva që vdiq në aksident në Kroaci, po udhëtonte bashkë me gruan dhe dy djemtë

news image

Sevdail Rrustemi është mërgimtari nga Podujeva i cili humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e djeshëm, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

Rrustemi që është njëri nga dhjetë viktimat këtij aksidenti, ishte duke udhëtuar me të njëjtin autobus bashkë me gruan, dy djemtë e tij dhe mbi 60 mërgimtarë të tjerë.

Miku i tij, Fatmir Halimi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se motra e tij bashkë me dy djemtë dhe bashkëshortin e saj, gjendeshin në autobusin që u aksidentua, por ky i fundi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

“Tragjedia e djeshme në Kroaci e mërgimtarëve tanë, duke ardhur në atdhe kaploi tërë Kosovën, por edhe familjet tona, pasi që në atë autobus gjendej motra ime me dy djemtë dhe burrin e saj, Sevdailin.”

“Pasi motra dhe dy djemtë e saj shpëtuan, plagëve nuk i mbijetoi dhëndri ynë, Sevdail Rrustemi, ku lajmi per vdekjen e tij u konfirmua mbrëmë vonë. Dhëndër, Zoti të mëshiroftë e shpirti yt le të pushojë i qetë në botën e amshuar”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/