image Mërgimtari nga Klina: Të nisë mësimi, paguaj nga 100 euro mësuesit e fshatit tim

Sociale

Mërgimtari nga Klina: Të nisë mësimi, paguaj nga 100 euro mësuesit e fshatit tim

news image

Hamdi Krasniqi, mërgimtari ynë në Austri, është shprehur i zhgënjyer me mosnisjen e mësimit në Republikën e Kosovës. Pas këtij kaosi disa javor, ai ka shprehur një lutje për mësimdhënësit e fshatit të tij, Përçev të Klinës.

“Shprehim gatishmërinë që kërkesën tuaj drejtuar qeverisë për 100€, ne si Familje jem në gjendje që SHUMËN E 100€ TA KOMPENZOJMË NGA BUGJETI YNË FAMILJAR për gjithë mësuesit e shkollës së fshatit tonë në PËRÇEV të Klinës”, ka shkruar ai në Facebook.

/GazetaSinjali/