Edhe këtë fundvit mërgimtarët ia kanë mësyer Kosovës, pavarësisht situatës me COVID-19. Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se ata po përballen me pritje të gjata nëpër pikën kufitare në Kroaci, ku thuhet se pritjet janë mbi 13 orë.
Por, përveç, me vetura, shumë mërgimtarë janë nisur drejt vendlindjes edhe me aeroplan, shkruan Gazeta Sinjali.
Në faqen e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” është publikuar një listë e gjatë e fluturimeve në drejtim të Kosovës. Vetëm sot janë realizuar 56 fluturime drejt Kosovës.
Duket që pritjet e gjata nëpër pika kufitare kanë bërë që disa bashkatdhetarë të zgjedhin aeroplanin si mjet transporti.