Bashkatdhetarët që ishin në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit tashmë duket se kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
E në pikat kufitare ata po përballen me pritje të gjata.
Në dalje të Merdarës kolonat arrijnë deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 100 metra, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas MPB-së, vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.