image Mërgim Lushtaku i dërgon infuzion Kurtit: Qeverisë i ka humbur rruga në oborr

Politikë

Mërgim Lushtaku i dërgon infuzion Kurtit: Qeverisë i ka humbur rruga në oborr

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosoves, Mërgim Lushtaku, i ka dërguar infuzion kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në seancën Plenare që po mbahet në këto momentë në Kuvendin e Kosovës, raporton Sinjali.

Këtë veprim Lushtaku e ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook dhe e ka arsyetuar duke thënë se Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr dhe se shëndetësia ka nevojë për infuzion.

Postimi i plotë:

Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.

Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.

Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës.

/GazetaSinjali/