image Mërgim Berisha asiston për Ozilin në fitoren e Fenerbahces (VIDEO)

Futboll

Mërgim Berisha asiston për Ozilin në fitoren e Fenerbahces (VIDEO)

news image

Fenerbahce ka marrur një fitore në shtëpi ndaj Giresunspor me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Turqisë.

Ferdi Kadioglu shënoi golin e parë për Fenerbahcen që në fillim të ndeshjes.

Në fundin e pjesës së parë Ibrahima Balde humbi një penalti për Giresunsporin.

Mërgim Berisha hyri për Fenerbahcen në lojë në minutën e 60-të, duke lënë shenjë menjëherë pas disa minutash.

Në minutën e 64-të, ai vodhi një top në sulm, duke asistuar te Mesut Ozil i cili shënoi për 2-0.

Krejt në fund Souleymane Doukara shënoi për 2-1.

Fenerbahce me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, një më pak se Besiktas dhe Trabzonspor që janë në krye me një pikë më shumë. /Gazeta Sinjali Sporti/