Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është liruar nga masa e paraburgimit.
Lajmin e konfirmuan nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të cilët bënë të ditur se ndaj Molliqajt është vendosur masa e paraqitjes në stacionin policor për një muaj, raporton Gazeta Sinjali.
Por, Molliqaj siç duket menjëherë pas lirimit do ta vazhdojë “punën” që i mbeti pa e filluar, natën kur edhe u arrestua.
Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se Molliqaj do të jetë mysafir në emisionin “Pressing” në T7.
Molliqaj ishte arrestuar para studiove të këtij televizioni ditë më parë, me akuzën për sulm ndaj personit zyrtar, në protestën e mbajtur kundër shtrenjtimit të rrymës. /GazetaSinjali/