Katër pikë në njëmbëdhjetë ndeshje dhe katër humbje nga katër që nga rinisja e kampionatit.
Situata te Schalke 04 nuk është më e ndritshme dhe tekniku aktual, David Wagner, mund të paguajë çmimin. Pankina e tij po tundet, aq shumë sa, sipas “SportBild”, mund të ndryshojë “pronar”.
Nga sa mësohet, zëvendësimi i Wagner mund të jetë një kthim i bujshëm: Raul Gonzalez Blanco, ish-qendërsulmuesi i Real Madridit, i cili ka qenë protagonist i shkëlqyer në Gelsenkirchen.
Menaxheri aktual i Real Madridit, Castilla, është mes kandidatëve të për të zëvendësuar trajnerin aktual. Në garë me Raulin mësohet se janë gjithashtu Ralph Hasenhuttl, menaxher i Southamptonin, dhe Roger Schmidt, teknik i PSV-së.