Deputeti Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas mosmiratimit të raportit përfundimtar ku pasqyrohen të gjeturat rreth menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Ai tha se një sjellje e tillë e LVV-së është e papranueshme dhe se arroganca e numrave cenon demokracinë parlamentare.
Postimi i plotë:
Sot deputetët e LVV-së, me bllokim refuzuan zbardhjen e së vërtetës. Dikur me zhurmë pengonin themelimin e Komisionit Hetimor, kurse tani me bojkot penguan miratimin e raportit përfundimtar ku pasqyrohen të gjeturat rreth menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Sjellja e tillë është e papranueshme dhe dëshmon veprimet e kësaj shumice që përmes arrogancës së numrave të cënoj demokracinë parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Përpjekjet e tilla në asnjë mënyrë nuk do arrijnë ta pengojnë zbardhjen e së vërtetës se qfarë ka ndodhur në menaxhimin e sektorit të energjisë gjatë periudhës 01.07.2021 deri më 06.05.2022.
Vonesë mund të ketë por shpëtim asesi.