image Menaxheri italian në bisedime me Gjilanin për blerjen e klubit

Futboll

Menaxheri italian në bisedime me Gjilanin për blerjen e klubit

news image

Menaxheri italian, Andrea D’Amico raportohet se është i interesuar seriozisht për ta blerë SC Gjilanin

Burimet brenda klubit theksojnë se dy palët janë në bisedime, dhe në ditët në vijim pritet të arrihet një marrëveshje në mes tyre.

Klubi i Gjilanit, ka disa muaj që është pa kryetar, pas dorëheqjes së Florim Zukës.

Gjilani këtë sezon, nën drejtimin e Zekirja Ramadanit e ka nisur  në mënyrën më të mirë të mundshme, me katër fitore dhe dy barazime.

/GazetaSinjaliSport/