Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka ironizuar me pozitën.
Krasniqi duke kritikuar lavdatat që ia bënë vetes deputetët e pozitës, ironizoi duke thënë se Kosova i ka punët më mirë se Franca dhe Austria, raporton Gazeta Sinjali.
“Ne i paskemi punët më mirë se Franca dhe Austria. Nuk e di a po jetoni në një realitet tjetër, apo keni dalë najkush prej juve në terren, e atyne tregonju se sa mirë i pasnum punët”, tha Krasniqi.