Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po qëndron për vizitë në Serbi ku do të pritet në një takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Siç bën të ditur, zyra për media e Vuçiqit pas pritjes së saj në orën 13:00, pason takimi mes dy liderëve.
Më pas është planifikuar një deklarim për media i Vuçiqit dhe Melonit.
Kjo është vizita e parë e Melonit në Serbi që prej zgjedhjes së saj si kryeministre e Italisë.