Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ani pse nuk ka qenë shumë aktive me prurjet muzikore, vëmendja e fansave të saj ka qenë gjithmonë në pozicion , shkruan Gazeta Sinjali.
Ditë më parë ajo ka bërë të ditur se do të lansojë këngën e re, për të cilën është duke ofruar detaje të tjera.
“Qa din ti”, mban titullin prodhimtaria muzikore, për të cilën nuk i dihet ende data adekuate e lansimit.
Ajo në rrjetin social Instagram ka zgjedhur të ndajë një imazh me pjesë të ndryshme, teksa zbuloi edhe pak pjesë nga teksti.
Një pauzë e shkurtër nga ana e reperes ka ardhur si pasojë e vdekjes së nënës së saj.
“Mëkatare” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj. /Gazeta Sinjali/