Burime të sigurta të Gazetës Sinjali thonë se këngëtarja Melinda Ademi pas një shkëputje nga labeli “Panda Music”, është rikthyer përsëri dhe jo vetëm.
Ajo gjithashtu është ribashkuar me ish-të dashurin e saj, Faton Aliu i cili njihet si “Tonic” e njëkohësisht dhe menaxheri i saj.
Burime të sigurta të Gazetës Sinjali i kanë parë dyshen në qytetin e Mitrovicës.
Nuk e dimë ende se a janë të vërteta këto aludime apo jo, por kjo mbetet të shihet nga dyshja.
Kujtojmë se tekstin e këngës që e publikoi mbrëmë Melinda, e ka shkruar “Tonic”.