image Melihate Tërmkolli merr 1 mijë e 121 vota në këtë komunë

Kosovë

LDK/ Melihate Tërmkolli merr 1 mijë e 121 vota në këtë komunë

news image

Kandidatja e LDK-së për deputete, Melihate Tërmkolli ka treguar fuqinë e saj në vendlindjen e vet, Fushë Kosovë.

Gazeta Sinjali mëson se Tërmkolli ka fituar 1 mijë e 121 vota në këtë komunë, nga 5 mijë e 257 që shkuan për LDK-në.

Ndonëse ka mbajtur numrin 66 në listë, Tërmkolli është renditur në vend të tretë për nga numri i votave të kandidatëve të LDK-së.

LDK-ja udhëheq me komunën e Fushë Kosovës, kryetar i së cilës pë vite me radhë është Burim Berisha. /Gazeta Sinjali/