image Melania feston ditëlindjen, urimi i thjeshtë i Donald Trump për Zonjën e Parë

Botë

SHBA/ Melania feston ditëlindjen, urimi i thjeshtë i Donald Trump për Zonjën e Parë

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump arrin të marrë gjithmonë vëmendje me deklaratat që bën.

Pak minuta më parë, ai ka uruar bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë të Amerikës në mëntrë mjaft të veçantë.

Trump ka postuar në ‘Facebook’ vetëm një fjali të shkurtër.

“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer!”, shkruan kreu i SHBA-së.

Kujtojmë që çifti Trump u takuan për herë të parë në një javë mode në Nju Jork në vitin 1998. Fejesa zyrtare arrin në vitin 2004 dhe martesa, në të cilën morën pjesë edhe Hillary dhe Bill Clinton, u mbajt në vitin 2005. Një vit më vonë, Melania u bë qytetare amerikane dhe është mamaja e fëmijës së pestë të Trump, Barron William. /Gazeta Sinjali/