image Meksikë/ Një gruaje i vendoset një penis gjigant te varri

Botë

Meksikë/ Një gruaje i vendoset një penis gjigant te varri

news image

Një meksikane mund të konsiderohet si gruaja me varrin më unik në botë.

Gjyshja 99-vjeçare, Catarina Orduna Perez ua ka lënë amanet familjarëve që t’ia vendosin te varri një penis gjigant, dhe kjo dëshirë iu plotësua tani në njëvjetorin e vdekjes, raporton VICE.

Ajo e kishte bërë këtë kërkesë pasi që familjarët e saj si dëshmi se ajo ishte një grua pa komplekse dhe si përfaqësuese e një familjeje që në gjuhën vendore njiheshin si “vargas” që është version lokal i mburrjes përmes një fjale të ndyrë.

Sipas nipit të saj, Alvaro Mota Limon, ajo e përdorte atë shprehje me njëfarë krenarie, duke i thirrur familjarët e saj “vergas”, duke nënkuptuar se ata ishin njerëz me fuqi morale, por edhe me pasion, dashuri e trimëri.

Para vdekjes, nipi e kishte pyetur nëse ajo e kishte seriozisht që e donte një penis mbi varrin e saj.

“Ajo më tha që dëshironte që askush të mos e harronte, dhe se do ta kujtonim shumë më lehtë çdo gjë që e kemi dashur rreth saj”, tha ai.

Pasi ajo vdiq, familja ishte mbledhur dhe e kishte porositur një skulptor vendës që ta sjellë veprën në jetë, dhe u desh një muaj dhe 12 njerëz që ta realizonin amanetin.

Sipas raportimit nga VICE, ata hasën probleme te pjesa e testikujve, pasi që tentimi i parë i kishte lënë topat në formë të deformuar, derisa objekti 254 kilogramësh u vendos me ekskavator.

/GazetaSinjali/