image Mehmeti: Sistemi bankar vazhdon ta jap kontribut në ekonominë e Kosovës

Financa

Mehmeti: Sistemi bankar vazhdon ta jap kontribut në ekonominë e Kosovës

news image

Sistemi financiar në Kosovë është stabil, me rritje dyshifrore dhe i cili po luan një rolë të rëndësishëm në mbështetje të ekonomisë së vendit, tha guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës  Fehmi Mehmeti, pas takimit me shefin e misionit për Kosovën të FMN-së, Gabriel Di Bella.

Guvernatori ka folur për zhvillimet në sistemin financiar me ç’rast tha se po kontribuojnë në ekonominë e vendit.

Ai njoftoi për rritjen e vlerës së aseteve në 6.4 miliardë euro, vlerën e kredive në 4.2 miliardë euro dhe rritje të depozitave në 5.2 miliardë euro.

“Gjatë këtyre takimeve i kemi i formuar drejtuesit e FMN-së për zhvillimet e sistemit financiar, i cili është mirë dhe me rritje dyshifrore dhe do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit”, tha Mehmeti.

“Vlera e asteve është 6.4 miliardë euro, ndërsa kreditimi është 4.2 miliardë euro, dhe kjo tregon se sistemi bankar vazhdon ta jap kontribut në ekonominë e Kosovës. Depozitimi është rritur në 5.2 miliardë euro”, tha Mehmeti.

“Unë besoj se bashkëpunimi me FMN do të rritet edhe në të ardhmen, dhe dua ta falënderoj për ndihmën që po ia jep Kosovës e në veçanti BQK-së”, tha tutje Mehmeti.

Guvernatori njoftoi edhe për zhvillime pozitive ka edhe në sektorët tjerë.

/GazetaSinjali/