image Mehmeti: Potencialisht ka më shumë se një të dyshuar

Siguri

Mehmeti: Potencialisht ka më shumë se një të dyshuar

news image

Për vrasjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona, Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka thënë se janë ende janë duke bërë ekzaminime në vendin ku ka ndodhur ngjarja tragjike në Deçan,

Ai tha se moti i ligë i ka penguar ata që të bëjnë hetimet e duhura dhe të gjejnë ndonjë gjurmë.

Aktualisht PK-ja është duke i bërë ekzaminimet në vendin e ngjarjes. Jemi duke e bërë pastrimin e terrenit, përkatësisht shikimin e detajuar të vendit të ngjarjes përfshirë rrethinat ose pjesët anësore të vendit të ngjarjes, përkatësisht vendet ku mund të ketë ndonjë provë, evident tjetër shtesë. Fatkeqësisht ne kemi pasur një mot shumë të keq gjatë gjithë kohës që na ka penguar në këtë shiqim. Na ka penguar  që disa mjete teknike dhe disa mjete që ndihmojnë në gjetjen e gjurmëve të ndryshme. Është dashur që pastrimi i terrenit të fillojë pak me vonesë. Të gjitha njësitet janë në vend të ngjarjes duke e pastruar terren”, ka thënë ai.

Drejtori i Policisë tha se kanë grumbulluar informacione rreth këtij rasti, derisa ka shtuar se kanë rritur numrin e hetuesve dhe ekspertëve në vend të ngjarjes.

Aktualisht jemi duke u përballur me një numër të konsiderueshëm të informacioneve rreth rastit dhe kemi sjell njësi shtesë dhe ekspertë të ndryshëm të niveleve hetimore dhe operative”, ka thënë më tutje Mehmeti.

Mehmeti gjithashtu tha se ka indikacione që personi i armatosur të ketë bashkëpunuar me më shumë persona.

Mund të flasim për një sistem të diku 2 ose tri pistave të mundshme të hetimit. Të gjitha informacionet që jemi duke i marrë edhe nga provat materiale qojnë në këtë drejtim. Aktualisht po bisedojmë për një person me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë që nënkupton që mund të ketë më shumë se një të dyshuar”, ka thënë ai.

Policia aktualisht sipas tij është duke ekzaminuar provat teknike që tregojnë se nga ka ardhur i dyshuari dhe nga ka ikur.

“Janë duke u ekzaminuar prova teknike të ndryshme që do të na tregojnë saktë se nga ka ardhur, ku ka qëndruar dhe potencialisht ku ka shkuar”, deklaroi Mehmeti. /GazetaSinjali/