image Ushtria e Kosovës stërvitet në Babaj të Bokës - Sinjali

Ushtria e Kosovës stërvitet në Babaj të Bokës

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kampin e FSK-së në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës, ku po mbahet ushtrimi fushor “Iron Support”.

Në këtë stërvitje është duke u bërë testimi i kapaciteteve të kompanisë mbështetëse të regjimentit të parë të këmbësorisë për “Defender 2023”.

Ai vlerësoi lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në realizimin e detyrave në këtë ushtrim fushor, ku po marrin pjesë 122 pjesëtarë me 35 automjete.

“Vazhdojmë me testimin e kapaciteteve të Kompanisë Mbështetëse të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë për Stërvitjen ‘Defender-Europe’ 2023′”, ka shkruar ai përmes një postimi në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin