image Mehaj: Veprën atdhetare të Agronit do ta kujtojmë përherë me krenari

Sociale

Mehaj: Veprën atdhetare të Agronit do ta kujtojmë përherë me krenari

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj.

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se përmes një video-lidhjes i ka shprehur ngushëllime edhe Nasim Haradinajt.

“Sot i kemi dhënë lamtumirën e fundit ish luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj. Ndajmë dhimbjen me familjen, bashkëluftëtarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Agronin. Përmes video-lidhjes pata rastin të ngushëlloj edhe Nasim Haradinajn për humbjen e vëllait. Nasimi mbahet i fortë, siç ka qenë gjithnjë. Veprën atdhetare të Agronit do ta kujtojmë përherë me krenari.” – ka shkruar Mehaj.

/GazetaSinjali/